Injorantët dhe analfabetët funksional në fushatë kundër Kryeministrit Kurti!

Injorantët dhe analfabetët funksional në fushatë kundër Kryeministrit Kurti!
Injorantët dhe analfabetët funksional në fushatë kundër Kryeministrit Kurti!

Agim Bajrami

  • 30 November 2022 - 11:14

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Kur në Kosovë nuk ka kulturë të opinionit kritik...dhe reagimi i

Gazetarit gjerman Martens ,me sqarimin, rreth intervistës së zhvilluar për gazetën gjermane; "Frankfurt Allgemeine Zeitung" (faz)....

Kryeministri Kurti ,para pak kohe, ka dhënë për opinionin publik kosovarë disa pjesë të intervistës, të publikuar në gazetën gjermane "Frankfurt Allgemeine Zeitung" , dhe kur kryeministri Kurti, sqaron, për situatën e sigurisë në kohët e fundit në veri të Kosovës,

marrëveshjen për normalizimin ,Kosovë- Serbi ,dhe shtyrjen e implementimit të 'vendimit qeveritar' me 'shqiptimin e gjobave' , për qytetarët serb , e të cilët nuk i kanë të konvertuara tabelat në veturat e tyre me shenjat " rks"...Kryeministri Kurti, ndër tjera,

deklaroj ,se shtyrja e implementimit të vendimit është bërë me kërkesën e ambasadorit amerikan në Prishtinë ,me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë, pasi ambasadori amerikan , siç deklaron Kurti ," kishte informacione më shumë se unë, për mundësinë e eskalimit të situatës në veri nga rritja e tensioneve dhe kalimi në konflikt te mundshëm"...Reagimi i komentuesve kosovar apo të atyre "kuazi intelektualët analista" ,me kritikën ndaj kryeministrit Kurti,se si është e mundur , që ambasadori amerikan të ketë më shumë

informata se kryeministri i vendit!?

Kjo pyetje për çdo njërin me logjikë të shëndoshë është e vetë kuptueshme, se USA dhe politika e saj e jashtme për çdo vend dhe qeveri të saj në botë kur ka interes,ka informata të mjaftueshme dhe precize, si dhe vlerësime profesionale për situatën aktuale dhe zhvillimet që mund të pasojnë. E keqja e Kosovës ,është se nga politikë bërja , dhe të ashtuquajturit " intelektualët analist " , ' janë injorant dhe manipulant ' duke u shtri si të dijshëm tek publiku kosovar. Dhe mandej, edhe deklarata e kryeministrit Kurti , e cila e përcjell realitetin e vendimmarrjes së tij ,"kuazi intelektualët ,analfabet funksional",bëjnë përpjekje,që të shtrembërohej e vërteta ,dhe për opinionin publik të përçohet mesazhi ,se "qeveria Kurti , po devijon nga interesat e publikut"...Në vend, që 'kritikat' të orientohen në bazë të 'fakteve të argumentuara' lidhur me çështjet e përmendura dhe të tjera.

Të tillët, "kritikuesit manipulant", aktivitetin e vetë e mbështesin përmes, fabrikimeve të gënjeshtrave të tyre, për të krijuar, 'opinion e gabuar tek publiku kosovarë', lidhur me qeverisjen dhe zhvillimet në vend, nën drejtimin e kryeministrit Kurti...Kjo është shkolla e mendimit kritik në Kosovë, gënjeshtra,fabrikimi i së keqes,manipulimi,sharjet e fyerjet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".