Leroy Sane zëvendëson Asension te Real Madridi

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 10:27
Leroy Sane  zëvendëson  Asension te Real Madridi

Kampionët e La Ligës, Real Madrid raportohet që janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Bayern Munchen, Leroy Sane pasi që Los Blancos kanë zgjedhur të kërkojnë zëvendësim për ta zëvendësuar të rebeluarin për kontratë të re, Marco Asensio

Sipas asaj që raporton media italiane, Tuttomercatoweb, Sane është në radarin e Real Madridit.

Kampionët në fuqi të Spanjës janë duke e përcjellë disa objektiva nga afër në Katari 2022, përfshirë këtu edhe sulmuesin anësor të Bayern Munchen.

Raporti shton që Madridi nuk është i interesuar ta mbajë më Marco Asension në klub pavarësisht se kishin bisedime të mira me përfaqësuesit e tij kohëve të fundit dhe tashmë ata kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij.

Thuhet se skuadra e Carlo Ancelottit po synon një lëvizje për yllin e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, si zëvendësim për spanjollin. 

(Kosova Sot Online )