Befasia e Katarit, Lewandowski tregon pse ju gëzua humbjes me Argjentinën

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 13:08
Befasia e Katarit, Lewandowski tregon pse ju gëzua humbjes me Argjentinën

Në ndeshjen e ditës së djeshme, Polonia e humbi  ndeshjen me Argjentinën, por befasia ishte se prapë ia arriti që të kalojë në 1/8-ën e finales, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas ndeshjes, Robert Lewandowski ka folur Robert Lewandowski, i cili në këtë ndeshje pak arriti që të tregojë cilësitë e tij.

“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”, ka thënë Robert Lewandowski pas humbjes ndaj Argjentinës, rezultat i cili  e dërgoi Poloninë tutje në fazën tjetër të Botërorit, Katar 2022.

Sipas Lewas, ata e pritën me emocione përfundimin e sfidës Arabi Saudite-Meksikë, ndërsa shtoi se me Francën do argëtohen në maksimum.

“Është fantastike që dolëm në raundin e 1/8-ës së finales. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar. Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, tha Lewandowski.

(Kosova Sot Online )