Ekipi i Milanit në pritje për kontratën e re me Rafael Leaon

  • S.A /
  • 02 December 2022 - 09:32
Ekipi i Milanit në pritje për kontratën e re me Rafael Leaon

Mediat italiane vazhdojnë të raportojnë që në ekipin e Milanit janë shumë optimist në lidhje me kontratën e re me Rafael Leao, pavarësisht interesit për të nga Chelsea, Manchester United dhe Manchester City, transmeton "Kosova Sot Online ".

Po ashtu raportohet se 23 vjeçari është i lidhur me gjigantët e San Siros deri në qershorin e 2024 dhe është duke negociuar një marrëveshje të re për së paku një vit.

Kërkesat e tij janë rritur pasi që Milan fitoi Scudetton, me portugezin që është zgjedhur “Lojtari më i mirë i sezonit në Serie A”, derisa ka marrë edhe disa çmime tjera. Sipas asaj që shkruan Calciomercato.com, Kuqezinjtë janë shumë optimist që raporti i tyre i mirë me agjentin Jorge Mendes do t’i ndihmojë ata që ta zgjidhin këtë situatë pozitivisht me një zgjatje kontrate. Leao është duke kërkuar 9 milionë euro në sezon për të nënshkruar marrëveshje të re, një rritje e madhe pasi që ai ende fiton 1.5 milion euro në sezon plus bonuse prej që arriti nga Lille. Oferta ishte gjashtë milionë plus bonuse si dhe një urë me shtesa tjera. Një tjetër element që pritet ta ndihmojë shumë Milanin është që ata të paguajnë 16.5 milionë euro që ai ia ka borxh Lille për prishje të kontratës në mënyrë të njëanshme.

(Kosova Sot Online )