
Lexoni edhe:
Juventusi i rrezikuar nga hetimi i UEFA-së
Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve. Këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi gjermanët, duke ua prerë rrugëtimin në Katar 2022, transmeton "Kosova Sot Online".
Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët.
Juventusi i rrezikuar nga hetimi i UEFA-sëLexoni edhe:
“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq”.
“Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë”.
“Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, ka thënë Flick.
(Kosova Sot Online )