Globo për ndeshjen Zvicër - Serbisë dhe futbollistët shqiptar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka

  • S.A /
  • 02 December 2022 - 13:00
Globo  për ndeshjen  Zvicër - Serbisë dhe futbollistët shqiptar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka

Media më e madhe e Brazilit, Globo ka shkruar një shkrim të gjatë  për ndeshjen e sotme Serbi-Zvicër , duke treguar pse  vazhdimisht ky  ballafaqim mundë të ketë edhe tensione. Kjo sipas gazetes nderlidhet ryesisht për shkak se në këtë skuadër luajnë dy kosovarët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, transmeton "Kosova Sot Online".

Globo e nis shkrimin e saj me atë që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e që sipas tyre është vendlindja e familjeve të Shaqirit dhe Xhakës, derisa pas katër viteve Zvicra do të përballet përsëri më të njëjtin rival për 1/8-ën e finales në Botëror.Ndeshja vendimtare në mes të Serbisë dhe Zvicrës do të luhet sotnte  në fazën e grupeve dhe për dy lojtarët e Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin do të jetë historike ndeshje historike.

 

"Para se të flitet  për këtë dyshe, është e nevojshme që të kontekstualizohet  situata. Serbia, e cila po ashtu lufton për një vend në fazën e 1/8-ës së finales në Botëror, është një shtet që vjen nga ndarja e ish Jugosllavisë, brenda së cilës si shtete kanë dalë edhe Sllovenia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, derisa ka pasur edhe dy rajone autonome: Kosova dhe Vojvodina, shkruan gazeta, transmeton "Kosova Sot Online" .

Tutje ky medium tregon se në disa harta Kosova është pjesë e Serbisë,  derisa deri në fund të shekullit 20 shumica e popullsisë janë shqiptarë të cilët edhe kërkuan pavarësi.

"Më 1989, Serbia mori masa kundër kulturës shqiptare në zhvillim të Kosovës dhe i dëboi shqiptarët nga shkollat dhe imponoi politikat e veta në këtë vend. Por, kjo shtyri ata që ta shpallin pavarësinë sipas shumicës së vendit për t’u ndarë nga Serbia. Kosova u përgjigj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua dhe filloi lufta në mes të Serbisë dhe Kosovës kurse me urdhër të Slobodan Milosevic, shqiptarët e Kosovës u masakruan e dhunuan. NATO, më 1999 intervenoi në Kosovë për ta ndaluar luftën brutale të Slobodan Milosevic dhe kështu vendi u çlirua pas 78 ditë luftimesh mes NATO-së dhe Serbisë" vazhdon mediumi.

Prej atëherë Kosova e shpalli pavarësinë e cila nuk është njohur nga Serbia – dhe duket se nuk do të ndodh së shpejti. Në futboll, ata tashmë kanë luajtur në kualifikime për Botëror dhe Europian dhe në Ligën e Kombeve.

Xhaka dhe Shaqiri-historia e tyre

Dyshja zvicerane ka lidhje të fuqishme me Kosovën. Shaqiri ka lindur në Kosovë dhe është bërë qytetar i Zvicrës për të luajtur për Kombëtarën e tyre. Xhaka në anën tjetër, nuk ka lindur në Kosovë, por ka origjinë kosovare, madje babai i tij është arrestuar për arsye politike – ai ka qenë i dënuar tri vite e gjysmë për shkak të protestave kundër Qeverisë komuniste të Beogradit, kryeqytet i Serbisë që nga viti 1986.

Historia rezervoi vëmendjen të Xhaka dhe Shaqiri edhe gjatë fitores së Zvicrës 2-1 kundër Serbisë më 2018, në Rusi, i cili vend po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Dyshja shënoi dy golat për Zvicrën derisa festuan me simbole të vendit të tyre, duke nxitur edhe më shumë polemika.

Xhaka dhe Shaqiri festuan golat me shqiponjën dy krenare. Simboli prezanton flamurin e Shqipërisë, origjinën e shumicës së popullsisë së Kosovës.

Këtë të premte, dy skuadrat, pra Zvicra ku luan Xhaka dhe Shaqiri, luan kundër Serbisë për ta siguruar një vend në 1/8-ën e finales. Serbia ka vetëm një pikë në Grupin G, aq sa ka Kameruni dhe duhet ta mposht Zvicrës e ku Brazili të shpresoj ta mund Kamerunin për të kaluar grupin. Zvicra mund të kalojë tutje edhe me një pikë, por sigurisht këtu do ta kërkojë fitoren.

(Kosova Sot Online )