Fitoren speciale ndaj Serbisë e festoi me fanellën e Jasharit, reagon Granit Xhaka

  • S.A /
  • 03 December 2022 - 08:30
Fitoren speciale ndaj Serbisë e festoi me fanellën e Jasharit, reagon Granit Xhaka

Futbollisti kosovar, Ylli i kombëtares  zvicerane  Granit Xhaka, e ka festuar fitoren ndaj Serbisë me bluzën ku shkruhej mbiemri i heroit Adem Jashari. Bluzja me numrin 26 i përkiste shqiptarit tjetër që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari, teksa Xhaka zgjodhi ta vishte duke ekspozuar kështu përpara serbëve mbierin e heroit kombëtar.Gjithsesi në konferencën për shtyp, me diplomacinë e një lideri të vërtet, u shpreh se veprimi i tij nuk ishte politik, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”.

Gjithashtu Graniti bëri dhe një reagim në “Instagram” pas ndeshjes, duke postuar foto me Ardon Jasharin, teksa shkroi:

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.

https://www.instagram.com/granitxhaka/?utm_source=ig_embed&ig_rid=98aeb069-ddda-4fa7-b113-8d9717babf2b

(Kosova Sot Online )