Çerdhja e krimit dhe mafies me trafikim të drogës në Evropë është sistemuar në Shqipëri, dega e sajë është e instaluar dhe vepron e pa penguar edhe në Kosovë

Çerdhja e krimit dhe mafies me trafikim të drogës në Evropë është sistemuar në Shqipëri, dega e sajë është e instaluar dhe vepron e pa penguar edhe në Kosovë

Gani Qarri

  • 03 December 2022 - 08:06

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Sa i përket vet Shqipërisë tanimë dihet botërisht se ky fenomen ka lulëzuar, pikërisht gjatë mandateve qeverisëse të Edvin Kristaq Ramës, por shtrohet pyetja se sa funksionale mundë të jenë degët e mafies shqiptare edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, sikur është Kosova, kur ka pasur akuza publike, për përfshirjen edhe të liderëve politik në kontrabandë me droga dhe shpërlaje të parave të pista, madje vetëm disa kohë më parë, janë arrestuar urgjentisht komplet stafi policor dhe ai i doganierëve në kufirin Kosovë Shqipëri?!

-Lajmi më i ri, se sapo u kapën edhe 430 kg Kokainë në Fier, në një kamion që thuhet sikur ishte ngarkuar me pleh kimik, i cili madje iu nënshtrua edhe kontrollit fizik në Tiranë, por doganierët e sprovuar në punë dhe profesion, çuditërisht nuk kishin arritur të pikasin asgjë, flet hapur se sa thellë është futur narko-mafia dhe shtrirë e zgjeruar krimi i organizuar në institucionet e shtetit dhe vet qeverinë e Edvin Ramës.

Mafia shqiptare, tanimë flitet se ka marrë primatin kryesor të trafikut të drogave, jo vetëm në Ballkan dhe rajonin e Evropës por edhe përtej kufijve të kontinentit tonë të vjetër, kurse Shqipëria është duke u fokusuar në sytë e gjithë botës, si shteti numër një në Evropë në të cilin pothuajse çdo ditë dalin lajme për zbulimin e grupeve të reja të trafikantëve të drogave. Kokaina prej 430 kg e kapur, vetëm një ditë më parë në Fier, dëshmohet se është prodhuar në vend, por siç citohet nga raporti,vet DEA shqiptare qëllimisht nuk kërkoi nga dogana e Tiranës të ekzaminojë plehun e dyshuar kimik, i cili ishte identifikuar që në muajin shtator! Dhe kjo me arsyetimin komik, se në faturë ishte shënuar pleh kimik, që gjoja qenka e pamundur të identifikohen lëndët narkotike të shkrira artificialisht në pleh (kimik) nëse nuk i bëhen analizat laboratorike.... Madje burime të sigurta të medias, sqarojnë se lënda narkotike, në formë të plehut kimik, nga ekstraktimi i të cilit u nxor sasia prej 430 kg kokainë, e kapur në Frakull të Fierit, është zhdoganuar, që muajin shtator të këtij viti, pikërisht në doganën e Tiranës. Kurse kamioni ku ishte ngarkuar plehu i dyshimtë kimik, iu nënshtrua edhe kontrollit fizik në Tiranë, por doganierët sikur nuk kishin arritur ta pikasin këtë, pasi që, sipas tyre, në faturë ishte shënuar pleh kimik, arsyetim që tingëllon më shumë se i dyshimtë, për doganier të sprovuar në profesion.

Kështu që vet ky fakt mese i habitshëm, flet katërçipërisht se pikërisht kupola politike dhe qeverisëse e Edvin Kristaq Ramës është ombrella kryesore mbrojtëse e vënë në shërbim të zhvillimit të narkomafisë shqiptare, ku njerëzit e politikës të lidhur me pushtetin dhe mafien, janë shndërruar në milioner përmes pastrimit të parasë së pistë të drogave dhe prostitucionit. Sa i përket vet Shqipërisë tanimë dihet botërisht se ky fenomen ka lulëzuar, pikërisht gjatë mandateve qeverisëse të Edvin Kristaq Ramës, por shtrohet pyetja se sa funksionale mundë të jenë degët e mafies shqiptare edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, sikur është Kosova, kur ka pasur akuza publike, për përfshirjen edhe të liderëve politik në kontrabandë me droga dhe shpërlaje të parave të pista, madje vetëm disa kohë më parë, janë arrestuar urgjentisht komplet stafi policor dhe ai i doganierëve në kufirin Kosovë Shqipëri?!

E duke pasur parasysh sasinë e qarkullimit masiv të drogave, si dhe përdorimit gjithnjë në rritje të narkotikëve jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, është shumë indikative që degët e mafies shqiptare të jenë instaluar dhe akomoduar me kohë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, kur tanimë pothuajse nuk ekziston as një grup i vetëm transnacional i trafikut të drogave që nuk raportohet se ka në krye drejtuesit shqiptarë, të cilët thuhet se janë bërë lider të lidhjeve ndërkombëtare e transnacionale të qarkullimit të narkotikëve dhe tregtimit të drogave!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".