Kupa e Botës në Katar. sot fillon faza e re në eliminimit direkt, në aksion Holanda dhe Argjentina

  • S.A /
  • 03 December 2022 - 09:12
Kupa e Botës në Katar. sot fillon faza e re në  eliminimit direkt,  në aksion Holanda dhe Argjentina

Dje ka përfunduar faza e grupeve në Kupën e Botës, por pa humbur fare kohë nga sot do të nis ajo e eliminimit direkt, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pasi janë mësuar të gjitha çiftet në 1/8 e finales, sot do të luhen dy takimet e para.

Takimet e fazës së eliminimit direkt do të zhvillohen në dy orare të ndryshme, nga ora 16:00 dhe nga ora 20:00 me kohën tonë lokale.

Holanda do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e parë me fillim nga ora 16:00.

Ndërkohë nga ora 20:00 në aksion do të jetë shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi.

Ylli argjentinas me Kombëtaren e tij Argjentinën do të përballet me Australinë.

(Kosova Sot Online )