Kur do të realizohet rikthimi i Crisrtiano Ronaldos në Sporting CP...?

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 09:05
Kur do të realizohet rikthimi i  Crisrtiano Ronaldos në Sporting CP...?

Së fundi kanë dalur edhe disa  detaje të rikthimit të mundshëm të Ronaldos në Sporting CP, pasi që e ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende pezull në "ajër", transmeton Kosova Sot Online.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është në ajër. Ylli portugez është futbollist i lirë, pasi që atij i duhet ta gjejë një skuadër të re pasi që u largua nga Manchester United. Skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr raportohet se është duke kërkuar shërbimet e tij dhe ata kanë i kanë ofruar atij një pagë prej 200 milionë eurosh në sezon, përfshirë pagën dhe marrëveshjet për reklama, në mënyrë që kapiteni i Portugalisë të nënshkruajë për ta.

Megjithatë, sipas The Sun, makinat e Ronaldos janë parë në Atdheun e tij, e ku ata janë parkuar në një lagje të qytetit të Lisbonës. Ronaldo u transferuar në Manchester me Cadillac Escalade në Manchester, vlera e të cilit është 180 mijë dollarë dhe i ishte dhënë atij si dhuratë ditëlindje nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, si dhe një Bentley Flying Spur, me vlerë 350 mijë dollarë.

Ëndrra e nënës së tij

Pas vendimit të tij që makinat e tij të dërgohen në Lisbonë, ka bërë që të përhapen thashethemet se ai mund të kthehet në ish klubin e tij të parë,  Sporting CP. Këtu duhet të theksohet së nëna e tij, Dolores Aveiro, ka thënë më parë se ëndrra e saj është që ta shoh përsëri djalin e tij të luajë për Sportingun, para se ai të pensionohet.

Megjithatë, ylli portugez për momentin është i fokusuar në Botërorin 2022, pasi që Kombëtarja e tij do të luajë kundër Zvicrës së Granit Xhakës të martën në 1/8-ën e finales.

(Kosova Sot Online )