Jonathan David i ndjekur nga Chelsea dhe Manchester për transferimin në janar 2023

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 15:57
Jonathan David  i ndjekur nga  Chelsea dhe Manchester për transferimin  në janar 2023

Jonathan David pritet të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi kanadez mori pjesë me vendin e tij në Kupën e Botës, por duket se nuk do të kthehet fare në Francë te Lille. Chelsea dhe Manchester United janë dy skuadrat që po luftojnë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit të talentuar kanadez. 22-vjeçari ka shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Lille, ku në 15 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në tre të tjerë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Lille e vlerëson shumë yllin e tyre dhe synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 70 milionë euro. Kjo shumë nuk përbën problem për dy gjigantët anglezë dhe tani mbetet të shihet se cila do ta bind lojtarin me projektin e tyre për t’iu bashkuar në janar. Vlen të theksohet se interesim për kanadezin ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online )