A do të rikthehet Jadon Sancho përsëri në Dortmund?

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 09:02
A do të rikthehet Jadon Sancho përsëri në Dortmund?

Jadon Sancho, sipas të gjitha gjasave do ta lë kombëtaren anleze, dhe  mund të “luftojë” që të bëjë një rikthim të famshëm në Borussia Dortmund, shkruan media gjermane Ruhr24, transmeton "Kosova Sot Online".

Djajtë e kuq më parë shpenzuan 73 milionë euro për shërbimet e 22 vjeçarit, por Sancho ka dështuar për ta treguar vetën në Angli. Me dështimet e tij të vazhdueshme, madje për të qenë titullar edhe në skuadrën e Erik Ten Hag, një rikthim i mundshëm të ish skuadra e tij është në letra.

I riu anglez nuk është ftuar fare nga “Tre Luanët” që po luajnë në Katar gjë që ka bërë që ai ta deaktivizon llogarinë e tij në Instagram.

Por, pak ditë pasi që Sancho e riktheu llogarinë e tij në rrjetet sociale edhe pse pa asnjë fotografi në të, profili i tij kishte një link që dërgonte tek fotografitë në kohën kur ai ishte në Dortmund.

Kjo ka bërë që shumë tifozë në Gjermani ta shohin Sanchon në kërkim të një rikthimi të famshëm të ish klubi i tij dhe kjo mund të jetë një shenjë për skuadrën gjermane.

(Kosova Sot Online )