Kaosi te Juventusi, rrezikon me përjashtimet nga Europa

  • 07 December 2022 - 09:39
Kaosi te  Juventusi,  rrezikon me përjashtimet nga Europa

Tërheqja e ish-presidentit Anjeli nga Juventusi ka gjasa të mos jetë etapa e fundit e goditjeve në “Allianz Stadium”. Sipas rregullores ekipi bardhezi rrezikon të përjashtohet nga garat europiane si rezultat i problemeve me plusvalencat dhe pagat e padeklaruara në periudhën e COVID-it, mbi bazë të raportit të 30 qershorit, transmeton "Kosova Sot Online".

Aspekti më i rëndë përkthehet në përjashtim nga garat europiane, në ndërthurje me thyerjen e rregullave financiare “Fair Play”.

Situata mbetet ende në shqyrtim rreth një vendimi final se cilat do të jenë pasojat e një sërë problemesh të kaluara te “Zonja e Vjetër”.

Nëse vendimi ndaj Juves do të kapte çmimin më të lartë, atë të përjashtimit nga Europa, të ardhurat e tyre do të shkonin drejt humnerës.

(Kosova Sot Online )