Milan reagon me duartrokitje për golin e bukur të Leao-së

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 10:17
Milan reagon me duartrokitje për golin e bukur të Leao-së

Milan ka reaguar për golin e bukur të Refael Leos që ai e shënoi kundër Zvicrës, duke vënë një ylber në status. Ylli i kuqezinjve shënoi golin e tij të dytë në Katar pasi hyri në lojë si zëvendësues në fitoren 6-1 kundër Zvicrës në Botëror, transmeton "Kosova Sot Online".

23 vjeçari shënoi një gol të bukur me të djathtën e tij, kurse kjo bëri që Milan të reagojë në Twitter.

“Leao duke dizajnuar ylber, urime Rafa dhe Portugali që zgjatët qëndrimin e juaj në Botëror”, shkruan në Twitter Kuqezinjtë. Leao ka shënuar dy gola për Kombëtaren e tij, të dy në Botëror. Portugezi ka shtatë gola në 20 paraqitje me Milan këtë sezon, si dhe ka bërë nëntë asiste.

(Kosova Sot Online )