Futbollisti maroken shkon e përqafon nënën pas gëzimit të fitores, ajo kishte punuar si pastruese në Spanjë!

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 10:32
Futbollisti maroken shkon e përqafon nënën pas  gëzimit të fitores, ajo  kishte punuar si pastruese në Spanjë!

Futbollisti maroken Achraf Hakimi luajti gjithë ndeshjen ndaj Spanjës dhe shënoi penalltinë e fundit që e dërgoi shtetin e tij, Marokon drejt çerekfinales në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, dhe ky ishte një sukses tepër i madh të cilin ai ia dedikon edhe së ëmës, transmeton "Kosova Sot Online".

Para se të bëhej yll i madh i futbollit, familja e Hakimit jetonte në Spanjë me kushte tejet të rënda, kurse nëna e tij punonte si pastruese.

“Nëna ime pastronte shtëpitë. Babai im ishte një shitës ambulant. Të luaja futboll ishte një ëndërr për mua dhe një sakrificë për ta. Ishim shumë të varfër. Tani unë luftoj për ta”, e kishte treguar këtë histori futbollisti i PSG-së para disa dite në mediat e huaja

Pas ndeshjes ndaj Spanjës, Hakimi shkoi në tribuna dhe festoi së bashku me nënën e tij.

(Kosova Sot Online )