Spektakli i Kupës së Botës do të përfundon pa shkëlqimin e Ronaldons!

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 11:58
Spektakli i Kupës së Botës do të përfundon pa shkëlqimin e   Ronaldons!

Në parashikimin e tij për botërorin e Katarit, Ish mbrojtësi i Serie A, Daniele Adani beson që Fernando Santos kishte të drejtë që la Cristiano Ronaldon jashtë formacionit titullar të Portugalisë në ndeshjen kundër Zvicrës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish sulmuesi i Juventusit nuk ishte titullar për ndeshjen e 1/8-ës së finales në Botëror të Portugalisë dhe Zvicrës që u zhvillua të martën në mbrëma. Bashkë lojtarëve të tij nuk ju mungoi shumë ai pasi që e deklasuan Zvicrën duke fituar me rezultat 6-1, duke siguruar kështu një vend në çerekfinale ku ata do të përballen me Marokun.

Por, Ronaldo hyri në lojë në pjesën e dytë bashkë me sulmuesin e Milanit, rafael Leao, por derisa ylli i kuqezinjve shënoi, CR7 nuk arriti që t’i ndryshoi shifrat personale me gola në Botëror.

Në fakt ai shënoi, por goli i tij u anulua pasi që ishte pozitë jashtë loje.

“Botërori është turneu më i rëndësishëm i futbollit dhe ai nuk pret askënd, madje as Ronaldon”, tha Adani, ish mbrojtës i Fiorentinas dhe Interit që tani është analist në Rai Sport.

“Ronaldo mund të jetë i mirë në 20 minuta pasi që nuk mund të luajë më tërë ndeshjen në këtë nivel, duke treguar përkushtimin e tij të drejtë”.

Adani është bërë njëri prej analistëve më të famshëm në Itali, sidomos për shkak të debatit të tij të shpeshtë me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri që pati më 2019.

Ai ka bërë 192 paraqitje në Serie A dhe 154 paraqitje në Serie B gjatë karrierës së lojtarë dhe ka luajtur pesë ndeshje me Italinë. 

(Kosova Sot Online )