Eden Hazard ka vendosur të shkon në pension

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 12:06
Eden Hazard ka vendosur të shkon në pension

Hazard  ka vendosur  që të pensionohet nga karriera ndërkombëtare me Belgjikën, transmeton "Kosova Sot Online".

Eden Hazard ka lajmëruar se ai do të pensionohet nga karriera ndërkombëtare me Belgjikën pas eliminimit të hershëm të saj nga Katari

Vendimi raportohet se ka ardhur pas eliminimit të Kombëtares së tij nga gara me barazimin me Kroacinë në ndeshjen e tretë të Botërorit.

Hazard luajti në tri ndeshjet e fundit, por dështoi për të shënuar, derisa Belgjika përfundoi e treta në Grupin F, pas Marokut dhe Kroacisë, të cilat arritën të kalojnë në çerekfinale të Botërorit.

Njoftimi së Hazard i dha fund ndeshjeve me Kombëtare vjen pasi ai gjatë karrierës pati në total 126 paraqitje nga viti 2008 dhe 2022, gjatë së cilës periudhë ai shënoi 33 gola. Njoftimi i 31 vjeçarit shënon fillimin e një fundi të së ashtuquajturës “Gjeneratë e Artë” e Belgjikës, pasi që edhe menaxheri Roberto Martinez ka paralajmëroi largimin nga posti pasi eliminimit të Belgjikës në grupe.

(Kosova Sot Online )