Barca kundërshton, nuk do ta shesë Depayin në janar

  • 08 December 2022 - 09:31
Barca kundërshton,  nuk do ta shesë Depayin në janar

Në  klubin e Barcelones nuk ka gatishmëri që ta largojne futbollistin e shumë përfolur pë shitje  Depay, Duket se ditët e fundit  kanë ndryshuar gjërat në kampin e Barcelonës për futbollistin holandez. Sipas ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, drejtori i Bareclonës, Jordi Cruyff ka treguar që klubi nuk është i përgatitur për ta shitur Memphis depay në Janar, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi holandez po shfaqet si ndër më të mirët në skuadrën “La Oranje” të Louis Van Gaal por ka dështuar që të bëjë gjërat që janë pritur për t’i në Spanjë.

Cruyff ka shpjeguar që nëse klubi nuk mund të nënshkruajë me një futbollist të ri për shkak të rregullave të Fer Playit Financiar, atëherë ata nuk do ta shesin Depay. Ai po ashtu ka shpjeguar që sulmuesi holandez ka qenë jashtëzakonisht i qetë dhe i lumtur për këtë mundësi.

“Pse duhet ta shesim Depay në janar nëse ne kemi vështirësi për të blerë futbollist të ri   për shkak të Fer Playit financiar? Ai gjithmonë ka treguar se është futbollist profesionist”, ka thënë Cruyff.  “Ai mund të jetë më të vërtetë shumë i dobishëm. Lojtar i lirë në qershor? Ne do ta shohim këtë muajin e ardhshëm”. 

(Kosova Sot Online )