Lexoni edhe:
Veriu i Kosovës duket se është para shpërthimit
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Ky plan, franko gjerman, plani i Bashkimit Evropian, nëse nuk ka njohje nuk ka nevojë as të diskutohet. Kjo do të ishte e kotë, pra nuk ka gjë prej këtij plani nëse përmes tij nuk garantohet dhe nuk sanksionohet me njohje edhe pavarësia e pa diskutueshme e shtetit të Kosovës.
-Kosova e Serbia kane nevojë për zgjidhje finale dhe normalizim të plotë. Ka më shumë diskutim dhe këto do të jenë të kota nëse nuk konkretizohen dhe nuk materializohen me pika konkrete që obligojnë zbatimin e tyre praktik. Dialog të tillë nuk duhet as të mbahet, nëse nuk janë paraparë në aranzhuan të plotë pikat që garantojnë në finale njohjen, integritetin dhe sovranitetin e shtetit. Kjo nuk quhet dialog por bisedë dhe debate në mes dy vendeve. Pra këto deri më tash që janë zhvilluar, janë debate pa obligime dhe pa imponim.
Veriu i Kosovës duket se është para shpërthimitLexoni edhe:
Pra biseda të tilla ka pasur për së tepërmi dhe pa kuptim dhe arsye. Kjo është e dukshme, Këto biseda pa njohje reciprok dhe pa afate shkojnë vetëm në dobi të Serbisë. Kosova nuk ka nevojë të shkon në këto biseda koti pa agjendë konkrete të përcaktuar dhe rrugë të qartë se kur dhe si duhet përfunduar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".