Liverpooli synon transferimin e marokenit të shkëlqyeshëm Sofyan Amrabat

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 09:58
Liverpooli synon transferimin e marokenit të shkëlqyeshëm Sofyan Amrabat

Maroku është padyshim befasia më e këndshme në këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Katar.

Përfaqësuesja afrikane ka arritur deri në çerekfinale të Kupës së Botës duke eliminuar edhe Spanjën në rrethin e eliminimit direkt. E padyshim ndër lojtarët më të mirë të Marokut në këtë Botëror është mesfushori Sofayn Amrabat. 26-vjeçari ka tre vite që është në futbollin italian dhe ka shkëlqyer edhe me fanellat e Veronës dhe Fiorentinës. Duke parë paraqitjet fantastike në Kupën e Botës, Liverpooli po synon transferimin e marokenit në janar. The Reds kanë pasur probleme të mëdha në mesfushë dhe trajneri Jurgen Klopp synon të intervenojë në këtë repart.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, gjiganti anglez është gati të shpenzojë deri në 30 milionë euro për transferimin e mesfushorit qendror.

(Kosova Sot Online )