Al-Khelaifi do ta marrë në skuadër Rashfordin verën e ardhshme

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 09:04
Al-Khelaifi  do ta marrë në skuadër Rashfordin  verën e ardhshme

 

Duke folur për Sky Sports, Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka shfaqur interesimin e klubit të tij për të bërë një lëvizje për sulmuesin e Manchester United dhe Anglisë, Marcus Rashford si transfer i lirë, në rast se ai nuk rinovon me United, transmeton "Kosova Sot Online".

Rashford është ringjallur paksa nën drejtimin e Erik Ten Hag, duke shënuar tetë gola në këtë sezon. Paraqitjet e tij të mira kanë vazhduar edhe në Botëror, ku ai ka shënuar tre gola për Anglinë deri me tani.

Kontrata e 25 vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe shumë klube, përfshirë edhe PSG, dëshirojnë që ta bëjnë ta marrin atë.

Megjithatë, Manchester United e ka një opsion që zgjatë kontratën e tij automatikisht edhe për një tjetër sezon dhe këtë mund ta bëjë në fund të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online )