Kosova nuk ka çka të frikësohet, transparencë në dialog me Serbinë duke mos hequr dorë nga njohja reciproke për pavarësinë

Kosova nuk ka çka të frikësohet, transparencë në dialog me Serbinë duke mos hequr dorë nga njohja reciproke për pavarësinë

Gani Qarri

  • 09 December 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ndoshta më në fund do duhej të bëhej transparent dhe publik, edhe për opinionin vendor, propozimi franko- gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që i njëjti, me tekstin përfundimtar, tanimë ju ka dërguar Kosovës dhe Serbisë, nga Bashkimi Evropian, lajm të cilin e ka bërë të ditur edhe vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në Samtimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, gjë që pak më vonë është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Teksti i fundit u është dërguar qysh dje Kosovës dhe Serbisë dhe tashmë janë ato që duhet të nisin diskutimet në mënyrë serioze, sepse ky është një moment i rëndësishëm me mundësi të madhe, që palët të angazhohen në dialog. Pra këtë fakt e ka thënë zyrtarisht dhe publikisht Josef Borrell. E nga ana tjetër edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi dhe planin në fjalë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka dorëzuar këtë të martë te kryeministri Albin Kurti, pra versionin e fundit të planit, por ka një akordim që ai të mbahet konfidencial.

Diskutimi për planin franko-gjerman, është thënë ose do e diskutojnë me këto kondita ose nuk e diskutojnë dhe nuk është akordimi i tipit si po ia bëjmë, por ka qenë të jeta a mos të jetë mes ekipit e z. Kurti, dhe mes ekipit e z.Vuçiq, nuk ka qenë që diskutimi për planin franko-gjerman të jetë i mbyllur, por përmbajtja e tekstit të mbahet konfidenciale. Kështu që tani varet edhe nga partitë e çakorduara opozitare se a duan ta thyejnë kofidencalitetin e kërkuar nga BE, dhe ta bëjnë publik për ta diskutuar dokumentin, apo do të pajtohen pozita dhe opozita, që në vend se të politizohet, ky dokument të "amandamentohet" dhe komentohet sipas interesit nacional te shtetit, për të mos bërë si deri më tani, politikë momentale, me interesa të larta të natyrës kombëtare-nacionale! Transparenca duhet ta ndihmon dhe jo ta dëmton procesin sepse ajo është element jetik për momentin i cili pritet të jetë edhe një vendim historik, nga i cili nuk duhet të ketë as përfitues dhe as humbës politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".