A do të befason Vedat Muriqi, kalimi në pritje te Real Madridi

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 09:31
A do të befason  Vedat Muriqi, kalimi në pritje te  Real Madridi

Pas formës fantastike që po kalon Vedat Muriqi, te Mallorca për sulmuesin e Kosovës kanë shfaqur interesim shumë klube evropiane. Sipas gazetarit Damino er Faina, Real Madridi ka kërkuar informacione për Vedat Muriqin. Sulmuesi kosovar po shihet si zëvendësues i Benzemas kur francezi të jetë i lënduar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit kosovar.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në këtë edicion i kishte shënuar madrilenëve, derisa pas ndeshjes kishte thënë se kjo ishte një ëndërr që tanimë e realizoi.

(Kosova Sot Online )