Zbulohen detaje të reja të aferës: Edhe vëllai binjak i Chiellinit është përfshirë në “dallaveret” e Juventusit me financa

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 11:54
Zbulohen detaje të reja të aferës: Edhe vëllai binjak i Chiellinit është përfshirë në “dallaveret” e Juventusit me financa

Sipas raportimeve më të reja në media, thuhet se  edhe vëllai binjak i Giorgio Chiellinit, Claudio po konsiderohet “kontabilisti jozyrtar” i Juventusit, i cili ka mbajtur kontabilitetin e fitimeve kapitale për librat financiar, shkruan sot La Gazzetta dello Sport duke cituar pjesë të hetimit nga Prokurori i Torinos, transmeton "Kosova Sot Online"

Klubi është nën hetim për parregullsi financiare nga Prokurori i Torinos, FIGC dhe UEFA.

Përgjimet dhe dokumentet e konfiskuara janë të disponueshme përmes dosjes së dhënë nga gjyqtari për të shtyrë gjykimin e plotë, e cila gjë ende nuk ka ndodhur.

Në të njëjtën kohë, raportet nëpër gazeta të Italisë e ku është kurioz lajmi për Claudio Chiellini që po i jepet shumë vëmendje, pasi që ai nuk është njëri prej personave që është nën hetime.

Sipas La Gazzetta dello Sport, dosja thekson rolin e Chiellinit si kontabilisti jozyrtar i Juves, duke ruajtur të gjitha kostot e ndryshme dhe sa para duhet për të mbuluar fitimet kapitale.

Korrespodenca me drejtorët Federico Cherubini dhe Fabio Paratici ku ka dërguar emaila gjithmonë me tituj: ‘Manovra korrigjuese’.

Zyrtarisht, roli i tij në klub ishte “Menaxher i lojtarëve të huazuar”, kështu që përgjegjësia e tij ishte për futbollistët që janë në pronësi të Juventusit, por që janë dërguar në huazim.

Chiellini nuk punon më në Juventus, pasi që ai u largua nga aty në korrik të vitit 2021 duke u bërë drejtor sportiv i klubit Pisa. 

(Kosova Sot Online )