Lionel Messi me kritika të ashpra kundër trajnerit të Holandës Louis Van Gaal

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 09:27
Lionel Messi  me kritika të ashpra kundër  trajnerit të  Holandës Louis Van Gaal

Pas ndeshjes së mbrëmshme,  Lionel Messi foli edhe  për trajnerin e Holandës, Louis Van Gaal, me të cilin kishte një përplasje të premten mbrëma, transmeton "Kosova Sot Online".

Kombëtarja argjentinase triumfoi pas ekzekutimit të penalltive dhe siguroi kalimin për në gjysmëfinale. Përballja u përshkrua edhe me tensione, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe pas përfundimit të saj.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit foli edhe për trajnerin holandez, i cili para ndeshjes kishte thënë se Messi nuk angazhohet në mbrojtje, kur Argjentina nuk e ka topin, teksa kishte synuar që të shfrytëzonte këtë. “Ndihem i pa respektuar nga Van Gaal pas komenteve të tij para ndeshjes dhe disa lojtarë holandezë folën shumë gjatë lojës”, u shpreh ai para gazetarëve. “Van Gaal thotë se ai luan futboll të mirë dhe më pas ai vendos të luajë me topa të gjatë”, tha Messi për taktikat e Van Gaalit. “Ne e meritonim të kalonim dhe kështu ndodhi”, shtoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”. Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” do të takohet me Kroacinë.

(kosova Sot Online )