
Lexoni edhe:
Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Sabotimi “ legal” i shtetit. Kjo është diagnoza sa i përket angazhimit institucional i prokurorive dhe gjykatave në luftë kundër korrupsionit. Sa “ efikas” janë kur kanë nevojë për lek, sa të shpejtë janë në vendimet nga të cilat përfitojnë, brenda javës reaguan në vendimin e qeverisë për kthimin e vendimit antiligjor me të cilin përfituan gjyqtarët dhe prokurorët.
-Për tri vite secili nga gjyqtarët dhe prokurorët morën minimum 1500 euro në muaj më shumë, jo ligjërisht! Këto janë fushat ku ata janë “ efikas” kundërshtojnë çdo nismë qeveritare në drejtim të Vettingut dhe nismave tjera ligjore që kanë të bëjnë me organizimin prokurorial dhe gjyqësor. Për punë nuk shqetësohen.
Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!Lexoni edhe:
Hapin raste, fillojnë hetime me pompozitet e pastaj zvarritje në pafundësi; nuk marrin pjesë në seanca edhe atë të koordinuar njëherë prokurorët pastaj gjyqtarët, avokatët apo palët. Me rëndësi që të mungoi njëra palë e procedura të shtyhet në pakufi. E vetmja që ecën është koha ( ditët, javët dhe muajt) rastet parashtrohen e kurrë nuk përfundojnë. Përfundon ndonjë rast i ndonjë taksiratgjie, ndonjë hajni pulash apo hajn i pyllit. Të korruptuarit po rrinë anash duke i “ gëzuar” produktet e krimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".