Koha shtesë vendimtare, Philadelphia 76ers triumfojnë ndaj La Lakers

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 10:18
Koha shtesë vendimtare, Philadelphia 76ers triumfojnë ndaj La Lakers

Philadelphia 76ers është rikthyer te fitoret pas tre humbjeve radhazi në NBA. Në Wells Fargo Center, 76ers kanë marrë një fitore të madhe ndaj Los Angeles Lakers, por vetëm pas vazhdimeve me rezultat 133:122, transmeton "Kosova Sot Online".

Epërsia e vendasve në çerekun e katërt shkoi edhe në plus 18 pikë, por mysafirët u rikthyen në lojë dhe barazuan për tu vendosur fituesi vetëm pas kohës shtesë. 

Më meritori për fitoren e 76ers ishte padyshim qendra Joel Embiid që pati paraqitje të jashtëzakonshme me 38 pikë, 12 kërcime e pesë asistime. Me lojë të mirë tek vendasit u dalluan edhe Melton me 33 pikë si dhe James Harden që shtoi 28 të tjera dhe 12 asistime. Anthony Davis me 31 pikë e 12 kërcime ishte më efikasi te Lakers, por që në fund nuk mjaftuan për fitoren.

(Kosova Sot Online )