Lexoni edhe:
Zgjedhjet në veri të Kosovës dhe siguria, të mos vihet në rrezik sovraniteti dhe integriteti i shtetit me provokimet e bandave serbe
Pas gazetarit amerikan, Grant Wahl, edhe njw gazetar tjetër ka vdekur në Botëror. Al Misslam ishte fotoreporter për kanalin e Katarit, Al Kaas TV, i cili vdiq në Katar, shkaktaret e vdekjes së tij janë ende të panjohura, transmeton "Kosova Sot Online ".
Vdekja e Al Misslam u bë e ditur të dielën derisa ai u bë gazetari i dytë që vdes gjatë Botërorit në Katar, pas amerikanit Grant Wahl.
Për momentin, sipas La Gazzeta, shkaqet e kësaj vdekje tragjikë nuk janë bërë të njohura.
Kush ishte gazetari Khalid Al Misslam?
Khalid Al Misslam ishte një fotoreporter për Al Kass TV, media nga Katari.
Deri me tani, nuk janë dhënë shumë informata për ata që shkaktoi vdekjen e Al Misslam, që besohet se ka vdekur gjatë së shtunës.
“The Gulf Times”, një media lajmesh nga Katari vetëm ka dërguar ngushëllime për familjen përmes rrjeteve sociale. Kjo ngjarje ka ndodhur pak orë pasi që vdiq Grant Wahl. Të premten, më 9 dhjetor. US Soccer raportoi që gazetari amerikan ka vdekur derisa ishte duke e mbuluar Botërorin. Raportet fillestare tregua që Wahl (48) ishte duke e përcjellë ndeshjen në mes të Argjentinës dhe Holandës në Lusail Stadium. Kështu që, ky Botëror deri me tani ka shkaktuar dy vdekje me fatalitet në media. Të dyja jo shumë larg njëra – tjetrës, gjë që i bën të dyshimta.
Kosova sot Online )