Lexoni edhe:
Zgjedhjet në veri të Kosovës dhe siguria, të mos vihet në rrezik sovraniteti dhe integriteti i shtetit me provokimet e bandave serbe
PSG ende nuk duket që është serioze për të marrë shërbimet e Jude Bellingham, futbollistin e Borussia Dortmundit, pasi që nuk ka pajtim për çmimin që po këkohet, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo, pasi që sipas El Nacional, PSG janë duke dashur që të paguajnë një shumë pak më të madhe së 120 milionë euro që Borussia Dortmund e kërkonte për Jude Bellingham.
Bellingham është një synim kryesor i shumë klubeve për vitin që do të vjen, pasi që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij si me klubin ashtu edhe me vendin këtë sezon.
PSG është e gatshme që ta mposht në garë favoritët për nënshkrimin e tij, Liverpool dhe Real Madrid.
Megjithatë, është raportuar që paratë nuk do të jenë faktor kryesor që Bellingham ta zgjedhë destinacionin e tij të radhës.
(Kosova Sot Online )