Brazili vazhdon kërkimin për një trajner të ri

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 09:41
Brazili  vazhdon  kërkimin  për  një trajner të ri

Kombëtarja e Brazilit po vazhdon të interesohet për gjetjen e një drejtuesi të ri, një trajner që i shkon përforcimit të ekipit. Sulmuesi legjendar, Ronaldo Nazario ka theksuar që Brazili dëshiroi që ta punësoi Pep Guardiolën si trajner, por ai preferoi qëndrimin në Manchester City në vend të kësaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas zhgënjimit me eliminim në mes në Botëror – ku Brazili e lëshoi nga duart epërsinë e krijuar në shtesa në ndeshjen kundër Kroacisë – Kanarinat janë duke kërkuar për një trajner të ri. Kjo pasi që, menjëherë pas humbjes, Tite dha dorëheqje nga roli i tij me Selecao që duket se e kishte kërkuar Guardiolën për këtë rol pak para fillimit të Botërorit.

“Kishte interes për Guardiolan, që ishte diskutuar me stafin e tij të trajnerëve, por ai preferoi që të rinovonte kontratën me Manchester City. Do të ishte vështirë me CBF (Federatën e futbollit të Brazilit) një marrëveshje, pasi që ai është trajneri më i paguar në botë”, citohet të këtë thënë ronaldo për median Catalan.

Në nëntor, ish trajneri i Barcelonës vendosi për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Manchester City, që e lënë atë në Angli deri më 2025. Që do të thotë së pavarësisht vendit të lirë në Brazil, një lëvizje për Guardiolën nuk duket e mundshme në këtë moment.

Trajneri i City pritet të kthehet në aksion me skuadrën e tij më 22 nëntor kur ata do të luajnë kundër Liverpool, në shtëpi, në rrethin e katër të Carabao Cup. Para kësaj ndeshje ata do të luajnë një miqësore kundër Gironas të shtunën.

(Kosova Sot Online  )