Edhe shqiptarët e Veriut të Kosovës të dëbuar me dhunë në listat zgjedhore, bazë e vetme ligjore e votimit është vendbanimi dhe shtetësia

Edhe shqiptarët e Veriut të Kosovës të dëbuar me dhunë  në listat zgjedhore, bazë e vetme ligjore e votimit është vendbanimi dhe shtetësia
Edhe shqiptarët e Veriut të Kosovës të dëbuar me dhunë  në listat zgjedhore, bazë e vetme ligjore e votimit është vendbanimi dhe shtetësia

Muhamet Kelmendi

  • 10 December 2022 - 12:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Dhuna e aplikuar për ndjekje nuk duhet të akceptohet.

Këtë e vërteton edhe pasuria e paluajtshme e të ndjekurve.

Banesat, tokën a shtëpitë që i kanë në veri, në Mitrovicën e Veriut a në ndonjë komunë tjetër. Kjo provon bazën e jetës për vendbanim. Mbi këtë bazë duhet të lejohet dhe organizohet votimi.

-Vota është e drejtë elementare për çdo votues. Pa këtë nuk kuptohet demokracia dhe sistemi plural. Në këtë ane, çdo here, janë dy a tri nivele të votimit. Në Kosovë kemi dy shkallshmëri të shprehjes së votës. Këto janë: Niveli komunal dhe niveli qendror.

Për nivelin qendror vlen parimi i shtetësisë në bazë të votimit.

Ndërsa, për votimin lokal, merret vendbanimi në bazë të së drejtës për votim. Kështu është ana ligjore. Mirëpo, në Kosovë, nuk është kështu dhe kjo vetëm për shqiptarët. U lejohet votuesve që tash tri a katër decenie jetojnë në Serbi të votojnë. Madje, kemi edhe votim të dyfishtë, ndërsa nuk u lejohet votuesve të përkatësisë shqiptare të votojnë në vendet ku i kanë vendbanimet e veta. Mbi këtë bazë, çdo qytetari, që me dhunë është dëbuar nga vendbanimi kërkohet t'i lejohet votimi në vendin e tillë. Nuk duhet marrë për bazë vendqëndrimi në bazë të votimit. Kështu veprohet në vendet e BE-së.

Qytetarët shqiptar që kanë nënshtetësi të Kosovës, ndërsa vend qëndrimin e kanë në ndonjë shtet të BE-së, nuk votojnë në vendin e vend qëndrimit, por në Kosovë, në vendin nga vijnë, e që janë shtetas.

Kjo rregull duhet të vlej edhe brenda vendit në Kosovë. Dhuna e aplikuar për ndjekje nuk duhet të akceptohet. Këtë e vërteton edhe pasuria e paluajtshme e të ndjekurve. Banesat, tokën a shtëpitë që i kanë në veri, në Mitrovicën e Veriut a në ndonjë komunë tjetër. Kjo provon bazën e jetës për vendbanim. Mbi këtë bazë duhet të lejohet dhe organizohet votimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".