Çfarë po ndodh në këtë Botëror... ka ndërruar jetë edhe gazetari i tretë!?

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 08:32
Çfarë po ndodh në këtë Botëror... ka ndërruar jetë edhe gazetari i tretë!?

Edhe një lajm tjetër i trishtë ka mbuluar mediet nga Botërori 2022. Një gazetar i tretë është konfirmuar se ka ndërruar jetë në Kupën e Botës Katar 2022, transmeton "Kosova Sot Online".

Roger Pearce ishte drejtori teknik 65-vjeçar i kanalit anglez “ITV Sport”, i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells.

Lajmi merr rëndësi të madhe dhe zbulohet tani pas njoftimeve të dy gazetarëve të tjerë që kanë ndërruar jetë.

Siç shkruan Nail Stainsby, gazetari i “BBC” dhe miku personal i Pearce, ai do të tërhiqej pas 5 javësh.

(Kosova Sot Online )