Vendimi diskutabil: A pati të drejtë Orsata për t’ia dhënë penalltinë Argjentinës kundër Kroacisë?

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 08:47
Vendimi diskutabil: A pati të drejtë Orsata për t’ia dhënë penalltinë Argjentinës kundër Kroacisë?

Një vendim i gjyqtarit italian, Daniele Orsatto në gjysmëfinale të Botërorit ku ai i dha penallti Argjentinës kundër Kroacisë, po shkakton debat nëpër rrjetet sociale, transmeton "Kosova Sot Online".

47 vjeçari tregoi pikën e bardh kur Julian Alvares vraponte pas topit të krosuar nga portieri Emiliano Martinez. Disa kanë argumentuar që Alvares u përplas me portierin dhe nuk kishte asnjë mundësi që Livakovic të shmangte ndërhyrjen në rrethana të tjera.

Në anën tjetër, ishte një potez i mençur i Alvarez që arriti ta prekte topin dhe e la atë në lojë, prandaj ai konsiderohet faul. Në Itali, tifozët theksuan disa ngjashmëri me një incident kur Juventusi kishte mposhtur Romën në Serie A dhe Orsato i kishte thënë Bryan Cristantes se “nuk jep përparësi në penallti”. Por në rastin e Alvares, Orsato priti të shikonte nëse Argjentina mund të përfundonte aksionin para se të tregonte pikën e bardhë. 

(Kosova Sot Online )