Kjo është tradhtia e madhe e opozitës, në koordinim me listën serbe e përmes grusht shtetit synojnë kapjen e pushtetit

Kjo është tradhtia e madhe e opozitës, në koordinim me listën serbe e përmes grusht shtetit synojnë kapjen e pushtetit
Kjo është tradhtia e madhe e opozitës, në koordinim me listën serbe e përmes grusht shtetit synojnë kapjen e pushtetit

Dr. Hysni Aliu

  • 14 December 2022 - 07:40

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Krerët e opozitës apo zëvendësit e tyre u bashkuan, me qëllim që të organizojnë një ”grusht shtet ” së bashku me listën serbe, në kohën kur Serbisë i nevojitet më së shumti ajo gjë, duke harruar që ish bosët e tyre, i shtynin zgjedhjet edhe pa gjendje lufte, si në Podujevë e gjetiu. Këta që e kanë shit dinjitetin e vetë u bashkuan për ta quar Presidenten e Kosovës në kushtetuese, sepse sipas tyre na u paska dashtë të bëhen zgjedhjet në komunat ku po mbretëron një gjendje lufte e pashpallur ende.

-Janë për tu përshëndetur deklaratat e ambasadës së SHBA- së në Kosovë dhe në Beograd, për gjendjen në veri dhe bllokadat që po i bënë Serbia atje, deklarata që tregojnë linjën e njëjtë të mendimit e veprimit të këtyre dy ambasadave që e përfaqësojnë të njëjtin shtet, pra SHBA-të, kjo ka munguar muajt e fundit. Të njëjtën e bënë edhe ambasadat nga Mbretëria e Bashkuar, pastaj edhe ambasada gjermane. Franca si gjithherë është një hap mbrapa, sidomos kur është në pyetje Serbia, dhe besoj që kjo është arsyeja se përse grupi i pesëshes nuk u deklarua. Italia e shprehu interesimin e vet me telefonatat direkt në Kosovë dhe Beograd.

Shqetësimi për gjendjen në Kosovë veç sa po shtohet nga dita në ditë, e kam fjalën këtu për ata që Kosova është atdheu i tyre i vërtetë dhe për ata që nuk e kanë shitur shpirtin e mendjen për para. Opozita e Kosovës, si asnjëherë më parë u bashkua. Krerët e opozitës apo zëvendësit e tyre u bashkuan, me qëllim që të organizojnë një ”grusht shtet ” së bashku me listën serbe, në kohën kur Serbisë i nevojitet më së shumti ajo gjë, duke harruar që ish bosët e tyre, i shtynin zgjedhjet edhe pa gjendje lufte, si në Podujevë e gjetiu. Këta që e kanë shit dinjitetin e vetë u bashkuan për ta quar Presidenten e Kosovës në kushtetuese, sepse sipas tyre na u paska dashtë të bëhen zgjedhjet në komunat ku po mbretëron një gjendje lufte e pashpallur ende. Po mos ti shtynte zgjedhjet, do ta akuzonin se na prishe me miqtë ndërkombëtare, ndërsa kur i shtyu, tash po e dërgojnë në kushtetuese! Populli duhet ti mbaj mend këto gjëra kur të vijnë zgjedhjet tjera.

Edhe një herë po vërtetohet që populli e ka nuhatur mirë tradhtinë e tyre andaj i votoi Vjosën e Albinin, me mbi 50% duke i hedhur në kosh bërlloku ata që vetvetes i siguruan milionat e Kosovën e mbajtën nën robërinë e Vuçiqit, ashtu siç e robëruan edhe vetën nëpërmjet dosjeve të krimit që Vuçiq po ua mban në dollap.

Nuk ka qenë e rastësishme kërkesa ime për komision parlamentar për të hulumtuar arsyet që quan në nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin nga PDK E LDK, ndërsa AAK reagoi tek pasi u nënshkrua ai dokument kundër kushtetues. Miqtë ndërkombëtar e dinë mirë se me çfarë llumi opozitar kanë të bëjnë, sepse kanë punuar me ta për 20 vite, andaj ndaj tyre ruhen ashtu siç ruhen nga Serbia. Kot deklarohen si pro-amerikan e pro perëndimor kur veprat i kanë pro serbe e pro ruse.

Festa e këtyre shpirtzinjve do të fillon në momentin kur të rrezikohet jeta e policëve tanë, ( s’ po mundem ta përmendi më të keqen) sepse çdo humbje jete për ta do të thotë shpresë për të pasur arsye për kaos dhe për tu kthyer në karriget prej nga vazhdojnë robërinë e popullit të vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".