Ylli i Liverpoolit Lucas Leica me probleme në zemër, u largua nga stërvitjet

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 08:59
Ylli i Liverpoolit Lucas Leica me probleme në zemër, u largua nga stërvitjet

Bëhet e ditur se Lucas Leiva u largua nga stërvitjet, shkak një problemi në zemër, transmeton "Kosova Sot Online". 

Ish ylli i Liverpoolit, Lucas Leica është larguar sot nga stërvitjet parasezonale me Gremion pasi që skanimet nga mjekët treguan se ai mund të këtë një problem me zemër. 35 vjeçari i ishte bashkuar shokëve të tij të skuadrës për të filluar stërvitjet për fillimin e ri të sezonit me skuadrën braziliane, pasi që ju bashkua kësaj skuadre nga Lazio gjatë verës.

Megjithatë, testet e bëra nga stafi mjekësor i klubit para këtyre përgatitjeve treguan që ai ka një “ndryshim të ritmit kardiak”.

Ish futbollisti i Brazilit e konfirmoi lajmin në Twitter gjatë ditës së martë.

“Ne të gjithë jemi me ty, Lucas”, ishte një koment i Liverpoolit.

“Shërim të shpejt vëlla, kthehu më i fortë”, shkroi ish shoku i tij i skuadrës, Felipe Caicedo.

(Kosova Sot Online )