Kërcënimi i hapur i Serbisë me armë kundër Kosovës edhe një hapa prapa nga perspektiva e integrimit në BE

Agim Bajrami

  • 14 December 2022 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia ky shtet që po sjell tensione në mes të Ballkanit akoma po e kultivon mendësinë e armiqësisë të ndërsjellë shekullore kundër fqinjëve, mbi bazën e urrejtjes së ndërsjellët, ushtron mendësinë e luftës së ashpër kundër njëra fqinjit tjetër me synimin për pushtim dhe zgjerim të territoreve, një qasje që nuk shkon në frymën e pajtimit dhe integrimit në BE. E për dallim nga Serbia, Kosova e moderuar është një hap përpara, e përqendruar në mbrojtje nga fqinji i vetë, e duke u penguar, në ushtrimin praktikë institucional në respektimin e të drejtave, mbi bazën e dallimeve të një shoqërie multi etnike e ndërtuar dhe rregulluar me kushtetutën e vendit dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

-Sa paradoksale është mendësia ballkanike, në njërën anë tytat e pushkëve i drejtojnë kundër njëri tjetrit, kërcënojnë, pengojnë,dëmtojnë, sulmojnë, lobojnë, terrorizojnë njëri tjetrin , i thonë njëri tjetrit ,se Ti nuk ekziston dhe se nuk të njoh a janë fqinjë të njëri tjetrit , dhe të dyja e shpallin armik njëra tjetri, por është paradoksale e të gjitha këtyre, se kërkojnë me ngulm të jenë pjesë e unionit evropian, që është e ndërtuar mbi bazën e vlerave të përbashkëta, si ato paqësore, të prosperitetit, solidaritetit të ndërsjellët, të lirive dhe të drejtave të njeriut, të sundimit të ligjit dhe demokracisë së mirëfilltë funksionale, të bashkuar , mbi bazat të përbashkëta, në respektimin e përkrahjen, në zhvillimin e dallimeve kulturore e religjioze, e veçorive tjera kombëtare.

Serbia ky shtet që po sjell tensione në mes të Ballkanit akoma po e kultivon mendësinë e armiqësisë të ndërsjellë shekullore kundër fqinjëve, mbi bazën e urrejtjes së ndërsjellët, ushtron mendësinë e luftës së ashpër kundër njëra fqinjit tjetër me synimin për pushtim dhe zgjerim të territoreve, një qasje që nuk shkon në frymën e pajtimit dhe integrimit në BE. E për dallim nga Serbia, Kosova e moderuar është një hap përpara, e përqendruar në mbrojtje nga fqinji i vetë, e duke u penguar, në ushtrimin praktikë institucional në respektimin e të drejtave, mbi bazën e dallimeve të një shoqërie multi etnike e ndërtuar dhe rregulluar me kushtetutën e vendit dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Sidoqoftë, të dyja vendet e kanë vetëm një rrugë, atë të lirimit nga mendësia arkaike ballkanike, nuk mundë të shkojnë përpara pa pajtim dhe mirëkuptim, me egoizmin e hegjemonisë nacionale, sikur që po e dëshmon egoizmi dhe nacionalizmi serb, se shteti im duhet të jetë pjesë e BE-së, por fqinji im, nuk e meriton, dhe nuk duhet të jetë. Mendësia e tyre primitive ballkanike, do ti pengoj, të jenë pjesë e familjes evropiane për aq kohë sa të ushqejnë mendësinë e armiqësisë së ndërsjellë, pavarësisht, kërkesave të tyre, të hipokrizisë e demagogjike ballkanike, për anëtarësim në Unionin paqësor Evropian!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".