Bukuroshja kroate Ivana Knoll i bashkohet ekipit “të urrejtjes” ndaj Kombëtares së Argjentinës

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 12:54
Bukuroshja kroate Ivana Knoll i bashkohet ekipit “të urrejtjes” ndaj Kombëtares së Argjentinës

 

Kanë kaluar më shumë se tri javë prej që ka filluar Botërori i 2022 në Katar,  ku bukuroshja kroate Ivana Knoll  ka qenë një grua e cila ka marrë vëmendjen e mijëra njerëzve në stadiume dhe milionave të tjerë duke ju falënderuar fotografive të saj nëpër rrjetet sociale, transmeton "Kosova Sot Online".

Emri i saj është Ivana Knoll, e njohur ndryshe me emrin “E dashura e Botërorit”, e cila nuk ka rezistuar për ta kritikuar Kombëtaren e Argjentinës të Lionel Messi, afërsisht si boksieri meksikan, Canelo Alvares që bëri dikur ma vonë. Argjentina mposhti Kroacinë në gjysmëfinalen e parë të Katari 2022.

Këtë të martë u zhvillua gjysmëfinalja e parë në Katari 2022 në mes të Argjentinës dhe Kroacisë, ashtu si në çdo ndeshje të skuadrës nga Ballkani, Ivana Knoll ishte njëra prej njerëzve më të kërkuar, sidomos nga tifozët që dëshironin të merrnin një suvenir nga bukuroshja kroate. Por në fund të ndeshjes ajo nuk ishte duke qeshur si në rastet e tjera, Kombëtarja e saj u eliminua.

Në dalje të stadiumit Lusail, ku Kroacia humbi 3-0, modelja dhe influencierja e rrjeteve sociale nuk e fshehu hidhërimin e saj dhe tregoi që ajo është e mërzitur nga humbja, por që u sigurua të thotë që Argjentina nuk është një skuadër e mirë, por fakti është që kroatët nuk ishin në ditën e tyre.

“Nuk mendoj që Argjentina është një skuadër e mirë, kjo është arsyeja. Ne nuk e kishim ditën tonë më të mirë por ishim në ditën tonë të keqe, kjo është e tëra”, thotë modelja në një video që është publikuar nga TUDN.

Ivana Knoll kalon dy milionë ndjekës në Instagram

Prej që ka filluar Botërori, modelja kroate zuri vëmendjen e mediave dhe tifozëve për bukurinë e saj dhe u bë një e “famshme” në Botëror. Ajo ka kaluar dy milionë ndjekës në instagram dhe u pagëzua me emrin e ri si “e dashura e Botërorit”.

Këtë të martë ajo shkoi në stadiumin Lusail me një dukje sensuale që mori zemrat e mijëra tifozëve në stadium me fotot që ajo postoi në rrjetet sociale. Këtë vikend ajo do ta këtë paraqitjen e saj të fundit në Katar, por të gjithë fansat do të vazhdojnë ta përcjellin atë në Instagram.

https://www.instagram.com/explore/locations/101650345027650/education-city-staduim/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f1d0c8b5-abd8-46ba-9879-ecdca5d00baa

(Kosova Sot Online )