Flamuri provokues serb me harten e Kosovës valon edhe në ndeshje të Euroligës

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 08:27
Flamuri provokues serb me harten e Kosovës valon edhe në ndeshje të Euroligës

Shpërfaqja e urrejtjes nacionaliste serbe, kundër shqiptarëve dhe Kosovës po vazhdon me flamurin provokues edhe në ndeshjet e  Euroligës, shkruan "Kosova Sot Online".

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me shkrimin “Nuk ka dorëzim” është shfaqur edhe në një ndeshje basketbolli.

Flamuri u shfaq në një ndeshje në Euroligës, në mes Crvena Zvezdës dhe Olimpia Milanos, e cila u fitua nga italianët me rezultatin 67:71, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma, në “Stark Arena” të Beogradit.

Dhe, në tribuna të kësaj palestre u shfaq flamuri provokues i serbëve, i cili ishte shfaqur edhe në zhveshtoren e Serbisë para ndeshjes me Brazilin në Kupën e Botës.

Kujtojmë se FIFA e kishte dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 20 mijë franga.

Flamuri në fjalë ishte shfaqur gjatë këtij muaji edhe në një ndeshje të garave evropiane të hendbollit të luajtur në Slloveni, mes Gorenje Velenje dhe Partizanit të Beogradi.

(Kosova Sot Online)