Sjellje e turpshme revanshiste e opozitës kundër vendimit të presidentes për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Sjellje e turpshme revanshiste e opozitës kundër vendimit të presidentes për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës
Sjellje e turpshme revanshiste e opozitës kundër vendimit të presidentes për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Gani Qarri

  • 14 December 2022 - 15:00

Shkruan:Dr. Gani Qarri

Siç dihet tanimë publikisht, zgjedhjet lokale, të parapara të mbaheshin më 18 dhjetor, në 4 komunat veriore të Kosovës, pas një konsultimi që presidentja e vendit, Dr.Vjosa Osmani, paraprakisht pati me partitë politike shqiptare, me pajtimin e tyre, ato me konsensus u shtynë për në pranverë. Por partitë e inkriminuara, të cilat tash e mbi dy dekada, janë bërë të njohura për jo seriozitet, makinacione politike dhe tradhti, duket se tani, duan ta keqpërdorin edhe konsensusin e përbashkët, për shtyrjen e zgjedhjeve, që ti hakmerren pas shpine Presidentes së vendit, duke dërguar në Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve në 4 komunat veriore, në prill të vitit 2023!

Tentativa perfide e opozitës së inkriminuar, që ta keqpërdorin edhe marrëveshjen e arritur me konsensus, për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, për ta dërguar Presidenten Osmani në Gjykatë Kushtetuese, me akuzën për shkelje të Kushtetutës, është edhe një skenar i turpshëm e irritues, për parapërgatitjen edhe të një grusht shteti, përsëri në kooketim të ngushtë me Listën Srpska, për të provokuar serish rrëzimin e qeverisë Kurti, shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, marrjen e pushtetit me dhunë dhe vazhdimin e pazareve vrastare me Serbinë për bosnjëzimin, ndarjen dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Pazaret më të rrezikshme, që njihen deri më tani edhe në opinion, të cilat i pati filluar kuislingu Hashim Thaçi me kriminelin Aleksandër Vuçiq, për jetësimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, me kompetenca ekzekutive, në Kosovë... që për fat të mirë nuk mundën të realizohen, pas zbritjes nga aeroplani dhe arrestimit të tij.

Për aq më keq, partitë e inkriminuara opozitare, të traumatizuara nga humbja tragjike dhe rënia tash e mese dy vite në opozitë, kësaj radhe mund të shkojnë edhe më larg, maje deri në tendencën maksimale, për shkëmbim territoresh, ndryshim të kufijve, faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste dhe shkatërrimin e tërësishëm të shtetësisë së Kosovës, të ngritur e ndërtuar me aq shumë djersë, gjak dhe mundi, nga disa gjenerata të shqiptarëve!?

Madje për këtë qëllim konfidencial, gjatë ditës së hënë janë mbledhur edhe shefat e Grupeve Parlamentare, të partive të inkriminuara për të diskutuar planin mbi hapat e mëtutjeshëm pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri me pajtueshmërinë e të gjitha partive politike, nga presidentja Dr.Vjosa Osmani.

Kurse siç merret vesh, nga takimi i mbajtur, ku morën pjesë Abelard Tahiri i PDK-së, Arben Gashi i LDK-së e Besnik Tahiri i AAK-së, ata nën pretekstin e diskutimit të situatës politike e të sigurisë, kanë shqyrtuar mundësinë e dërgimit të presidentes Vjosa Osmanit në Kushtetuese dhe thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme, me pretekstin gjoja për të diskutuar mbi gjendjen politike dhe të sigurisë në veriun e Kosovës.

Por përkundër faktit se ky takim është mbajtur larg medieve, megjithatë, nga Besnik Tahiri shef i GP-së së AAK, është konfirmuar se ata kanë folur për mundësinë e dërgimit të presidentes në Gjykatën Kushtetuese dhe thirrjen e Kuvendit, në një seancë të jashtëzakonshme.

Tahiri ka thënë po ashtu, se opozita aktualisht po pret edhe se çfarë mesazhi do të japin nënsekretari i Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe emisari Grabirel Escobar, i cili pasditen e 12 dhjetorit u takua me liderët më të lartë të institucioneve të shtetit tonë, si dhe me shefat e partive opozitare.

Siç dihet edhe nga rrjedha e ngjarjeve të zhvilluara në vend, zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor në veri, janë shtyre me konsensus ndërpartiak dhe vetëm pas një konsultimi që ajo pati me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilat çuditërisht, tani duan ti kundërvihen Presidentes, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në prillin e vitit 2023, një tendencë shumë e habitshme dhe tepër dashakeqe, që vije pikërisht pas konsultimit që presidentja e vendit, Dr.Vjosa Osmani, pati paraprakisht me partitë politike shqiptare, dhe me pajtimin e tyre, zgjedhjet lokale, të parapara të mbaheshin më 18 dhjetor, në 4 komunat veriore të Kosovës, u shtyn për në pranverë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".