FIFA i ka caktuar arbitrat kryesor për finalen dhe sfidën e vendit të tretë të Botërorit 2022

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 09:07
FIFA  i ka caktuar arbitrat kryesor për finalen dhe sfidën e vendit të tretë të Botërorit 2022

FIFA ka vendosur që polaku Shimon Marçinia  të jetë arbitri i parë që do të drejtojë finalen e Kupës së Botës si arbitri kryesor. Marçiniak ka pasur një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Në prill, ai u bë polaku i parë që gjykon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ishte ndeshja e tij e tetë në këtë kompeticion në sezonin 2021/2022. Finalja do të luhet të dielën, në orën 16:00.

Argjentina dhe Franca do të luftojnë për të ngritur në qiell trofeun më të rëndësishëm.Ndërkohë është vendosur dhe emri i gjyqtarit që do të drejtojë përballjen, për vendin e 3-të, Kroaci-Marok.

Pierluixhi Kollina, shefi i gjyqtarëve te FIFA, ka caktuar arbitrin nga Katari, Abdulrahman Al Jasim në krye të grupit të abritrazhit në përballjen e datës 17 dhjetor.

(Kosova Sot Online )