Manchester United të hapur për Frenkie de Jong dhe Jude Bellingham

  • S.A /
  • 18 December 2022 - 09:50
Manchester United të hapur për  Frenkie de Jong dhe Jude Bellingham

Jude Bellingham dhe Frenkie de Jong ishin shtyllat e ekipeve të tyre Kombëtare në Botëror dhe United është duke u përpjekur që të nënshkruan me ta në tri vitet e fundit, transmeton "Kosova Sot Online )

Manchester united ende nuk i ka mbyllur dyert për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong dhe do ta ndjek edhe një rrugë tjetër, atë të transferimit të Jude Bellingham. Burime seniore nga United besojnë që Bellingham (19) mund të krijojë histori me klubin duke i ndihmuar ata që të ndalin serinë pa tituj në Premier Ligë, e cila po zgjatë edhe pas një dekade.

Liverpool dhe Real Madrid janë të dyja të interesuar për Bellingham, por menaxheri i United, Erik ten Hag është po ashtu një adhurues i tij dhe ai i ka thënë njerëzve të tij që nëse ai do të nënshkruante me një lojtar për qejfin e tij, ai është mesfushori i Borussia Dortmund. Bellingham vizitoi kompleksin stërvitor të United në Carrington me prindërit e tij në marsin e 2020-ës dhe burime kanë thënë që klubi “kishte shtruar një tepih të kuq” për të.

Pak nga stafi ekzistues i United u takua me Bellingham gjatë analizës së tyre të ndeshjeve të Botërorit, derisa ata besojnë që Bellingham mund të jetë mesfushori që United e kërkon për vendin e Paul Pogbas.

United megjithatë e di se ata do të përballën për shërbimet e tij me disa gjigantë, përfshirë edhe Manchester City. Sipas asaj që shkruan Manchester Evening News, holandezi De Jong po ashtu ka pasur një bisedë private me ish trajnerin e tij të Ajax, Ten Hag e ku ai i ka thënë së ai është i gatshëm t’i bashkohet United, pavarësisht së publikisht ai ka thënë së preferenca e tij është qëndrimi në Barcelonë. United u pajtua për të nënshkruar në shumën 85 milionë euro me Barcelonën për De Jong në verë por problemi për 25 vjeçarin ishte paga që e bllokoi transferin e tij. Ten Hag e konsideron De Jongun një talent të klasit botëror dhe e dëshiron atë që t’i japë baraspeshë skuadrës së United. Megjithatë, në verën e kaluar ai bëri disa ndryshime duke sjellë Christian Eriksenin dhe Casemiron, të dy do të mbushin 31 vjet në shkur dhe Ten Hag tani është duke kërkuar një mesfushor kreativ. 

(Kosova Sot Online )