Storja e fundit e Botërorit në Katar: Argjentina dhe Franca për trofeun e Kupës së Botës, ja edhe formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 18 December 2022 - 14:46
Storja e fundit e  Botërorit në Katar: Argjentina dhe Franca  për trofeun e Kupës së Botës, ja edhe formacionet zyrtare

Të gjitha detajet janë dhënë për ceremoninë përmbyllëse të Botërorit 2022. Botërori 2022 zyrtarisht do të mbyllet kur Argjentina do të luajë kundër Francës më 18 dhjetor. Dita e pavarësisë së Katarit po ashtu festohet sot më 18 dhjetor për çdo vit, kështu që pritet se një festë e madhe dhe atmosferë do të mbizotëroi në ceremoninë mbyllëse të edicionit të 22-të të garës.

Festimet përmbyllëse kanë filluar që në mëngjes para se të fillojë finalja, me ngjarje tradicionale që janë shfaqur me skena spektakulare. Më poshtë, do të keni disa fakte për përmbylljen e garës. Kur është ceremonia përmbyllëse e Katari 2022? Ceremonia përmbyllëse e Botërorit do të zhvillohet të dielën, më 18 dhjetor. Festimet pritet që të fillojnë në orën 14:30 sipas kohës sonë.

 Finalja do të fillojë në orën 16:00, kështu që ceremonia do të fillojë disa orë përpara para se futbollistët të shfaqen në ndeshje. Ceremonia hapëse e Botërorit, për shembull, fillon një orë e gjysmë para se të fillojë ndeshje. Ku do të mbahet ceremonia mbyllëse e Botërorit? Botërori 2022 do të mbyllet në stadiumin ikonik, Lusail, që është në veri të Dohas. Stadiumi Lusail ka kapacitet prej 90000 shikues dhe stadiumi është ndërtuar specifikisht për Botëror dhe ai u hap në nëntor të vitit 2021. Kush do të këndojë në ceremoninë mbyllëse? Davido dhe Aisha do të këndojnë (Hayya Hayya) “Better Together”, si pjesë e ceremonisë përmbyllëse me Ozuna dhe GIMS që do të këndojnë ‘Arhbo’. Katari ngriti perdet 28 ditë më parë më 20 nëntor, me ceremoninë hapëse ku u shfaq BTS’ Jung Kook derisa paraqitje pati edhe aktori i Hollywoodit, Morgan Freeman. Nora Fatehi, një këngëtare dhe aktore kanadeze, që luajti edhe në Festivalin e FIFA Fan do të jetë në mesin e atyre që do të këndojnë në ceremoninë mbyllëse. Në tetor të vitit 2022, Fatehi u paraqit në këngën zyrtare të Botërorit të Katarit të quajtur Light the Sky, që është një bashkëpunim i artistëve si RedOne, Manal Balqees dhe Rahma Riad. Producent i këngës është RedOne që më parë ka punuar edhe këngën tjetër të Botërorit, himnin e njohur La La La and Waka Waka. 

(Kosova Sot Online )