Argjentina paradë me autobus të hapur edhe në Katar

  • S.A /
  • 19 December 2022 - 11:03
Argjentina paradë me autobus të hapur edhe në Katar

Pasi Argjentina mbrëmë arriti fitore, Albiceleste pritet që të kthehen triumfues në shtëpi, ku edhe do të festojnë me një paradë fitoren e Botërorit të tyre.Por, para kësaj duket se ata kanë vazhduar festën e tyre deri në orët e vona mbrëmë në Doha të Katarit, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një video që është postuar në Reddit, shihen futbollistët e Argjentinës duke bërë defile nëpër rrugët e Katarit, derisa ata janë në një autobus të hapur.

Aty shihen futbollistët e Argjentinës me medale dhe tifozët e kësaj skuadre të cilët janë duke festuar për triumfin e skuadrës së tyre, derisa poshtë katarianët festojnë me muzikën e tyre popullore. 

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/zpafy8/argentinas_team_go_on_an_open_bus_parade_in_the/?utm_term=2158793792&utm_medium=post_embed&utm_source=embed&utm_name=&utm_content=header

(Kosova Sot Online )