Festa e Argjentinës mbrëmë në Buenos Aires me pamje të mahnitshme

  • S.A /
  • 19 December 2022 - 11:09
Festa e Argjentinës mbrëmë në Buenos Aires me pamje të mahnitshme

Xhirimet me dron kanë shfaqur dhjeta mijëra tifozë që janë mbledhur në qendrën e Buenos Aires për të festuar triumfin në Botëror të Argjentinës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Argjentina është në qiellin e nëntë pasi që skuadra e tyre arriti që ta mposhtë Francën në penallti për ta fituar Botërorin pas 36 viteve. Një dron ka xhiruar shkallën e festimeve atje pasi ka përfunduar ndeshja.

Lionel Messi me në fund do ta këtë edhe trofeun që i ka munguar, atë të Botërorit, pasi që nuk arriti ta fitonte atë më 2014.

Ishte titulli i parë i Albiceleste pas 36 viteve agoni.

Tifozët tani do të presin heronjtë e vendit të tyre për të festuar trofeun me një paradë.

(Kosova Sot Online )