Ylli i basketbollit, LeBron James e cilëson Messin si më të mirin e historisë së futbollit

  • S.A /
  • 19 December 2022 - 16:45
Ylli i basketbollit, LeBron James e cilëson Messin si më të mirin e historisë së futbollit

Lionel Messi është më i miri i historisë së futbollit dhe fitimi i Kupës së Botës vetëm sa e ka forcuar këtë fakt. Ylli argjentinas ka marrë urime të shumta për triumfin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, derisa një i tillë ka ardhur edhe nga njëri nga basketbollistët më të mirë në botë, LeBron James.

James konsiderohet nga shumë basketbolldashës si më i miri i historisë edhe pse debati për ‘GOAT’ diskutohet ende mes tij dhe Michael Jordan.

Por ylli amerikan nuk ka diskutim për futbollin dhe e cilëson Messin si më të mirin e të gjitha kohërave.

“Messi”, shkroi James duke vendosur një emoji të dhisë që simbolizonë fjalën ‘GOAT’ apo në gjuhën shqipe si ‘Më i miri i të gjitha kohërave’.Statusi i James ka marrë mbi 600 mijë pëlqime në Twitter, derisa si James tani mendojnë më shumë se gjysma e botës sa i përket debatit se kush është më i miri në historinë e futbollit. 

(Kosova Sot Online )