Finalja e Katarit në rrjetet sociale: Fotoja e Messit bëhet më e pëlqyera në histori të Instagramit

  • S.A /
  • 20 December 2022 - 11:47
Finalja e Katarit në rrjetet sociale: Fotoja e Messit bëhet më e pëlqyera në histori të Instagramit

Fotografia e Lionel Messit duke festuar pasi e fitoi Kupën e Botës është bërë më e pëlqyera në histori të Instagramit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli argjentinas i mori 56 milionë “likes” duke e thyer rekordin që e mbante një fotografi me ve, e cila i ka 55.9 pëlqime.

“Faleminderit shumë familjes sime, të gjithë atyre që më mbështetën dhe të gjithë atyre që besuan tek ne. Ne demonstruam edhe njëherë që argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe kur jemi të bashkuar, jemi në gjendje të arrijmë këtë. Meritat i shkojnë grupit, i cili është mbi individët. Është rezultat i ëndrrës sonë dhe të krejt argjentinasve. Ne ia dolëm!!!”, ka shkruar shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Fotografia e Messit e mposhti edhe atë të tij me Cristiano Ronaldon duke luajtur shah, që ishte pjesë e brendit Louis Vuitton para Botërorit, e cila i kishte marrë 42 milionë pëlqime.

(Kosova Sot Online )