Escobar duhet të kërkon nga Serbia destabilizuese në rajon që ti ndërpret aktivitetet e saja agresive kundër shtetit të Kosovës

Escobar duhet të kërkon nga Serbia destabilizuese në rajon që ti ndërpret aktivitetet e saja agresive  kundër shtetit të Kosovës
Escobar duhet të kërkon nga Serbia destabilizuese në rajon që ti ndërpret aktivitetet e saja agresive  kundër shtetit të Kosovës

Agim Bajrami

  • 20 December 2022 - 08:02

Shkruan: ANALISTI -  Agim Bajrami

Kosova dhe lidershipi i saj politik ,nuk duhet të pranoj asnjë ,këshillim, mendim apo kërcënim ,nga askush,kur cenohet rendi siguria kushtetues e Kosovës!

-Askush, dhe as Escobar të mos dëgjohet, kur cenohet

siguria dhe rendi kushtetues i Kosovës! Nganjëherë, as SHBA nuk duhet të dëgjohen? Pse të dëgjohen SHBA, kur bëjnë presion, që 'minoriteti serb' më pak se 3% e përbërjes së popullatës në Kosovë, për shkak të lojalitetit të tyre ndaj Serbisë , dhe kundër shtetit të Kosovës, për t'ju garantuar të drejta, në 'autonomi territoriale e politike' për shkak të ekuilibrit të interesave gjeopolitike ndërkombëtare, në mes të; 'aleancës perëndimore' në njërën anë, dhe të bllokut të lindjes, në anën tjetër, si ;Rusia,Kina, Serbia , dhe vende tjera islame ,në dëm të shqiptarëve dhe Kosovës. Atëherë, pse të dëgjohen, Esckobar , apo ndonjë zyrtar tjetër Amerikan, kur , ata kërkojnë, të pranojmë dëmtimin e interesave tona për interesat ruso-serbe?

Pse Esckobar nuk kërkon nga Serbia agresore e destabilizuese në rajon,që të ndërpret aktivitet e saja kundër shtetit të Kosovës ,duke e instrumentalizuar 'pakicën kombëtare serbe' kundër shtetit të Kosovës, dhe rendit të saj kushtetues, dhe pse, nuk dënohet Serbia, nga Esckobar, për mbështetje, financim, komandimit, mbikëqyrje dhe dërgimin e strukturave të grupeve kriminale të armatosura në veri të Kosovës,e të cilat në vazhdimësi, sulmojnë, pengojnë forcat e rendit kushtetues të Kosovës në kryerjen e detyrave të tyre ligjore. Kosova dhe lidershipi i saj politik ,nuk duhet të pranoj asnjë ,këshillim, mendim apo kërcënim ,nga askush,kur cenohet rendi siguria kushtetues e Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".