Zbulohen provat se si Ylli i Argjentinës e kishte parashikuar triumfin në Kupën e Botës tre muaj më parë!

  • S.A /
  • 20 December 2022 - 15:03
Zbulohen provat se si Ylli i Argjentinës e kishte parashikuar triumfin në Kupën e Botës tre muaj më parë!

Argjentina më në fund e fitoi Kupën e Botës dhe obsesioni për ndjekjen e perëndeshës së artë ka marrë fund.

Yjet argjentinas u pritën si heronj në Buenos Aires pasi trofeu i Botërorit u rikthye në shtetin jug-amerikan për herë të parë pas 36 vjetësh pritjeje.

Por, ishte dikush që e parandiente këtë sukses të “Albiceleste”.

Bëhet fjalë për futbollistin Rodrigo De Paul, i cili tre muaj më parë e kishte shkruar një letër, të cilën ia kishte dorëzuar kunatit të tij, Fran Stoles.

“Fran, sot, më 18.09.2022, po e nënshkruaj këtë kartelë dhe ju them se pas dy muajsh… do ta ngremë kupën pasi do të bëhemi kampionë të botës”, ka shkruar ai.

Fran e mbajti letrën dhe pasi Argjentina e mundi Francën me penallti, ai e nxori atë për t’ia treguar botës se “parashikimi” i De Paul ishte i saktë dhe u realizua.

(Kosova Sot Online )