Argjentina në festë i pret heronjtë e saj në parakalimin e tyre me autobus, lot gëzimi dhe brohoritje

  • S.A /
  • 20 December 2022 - 15:28
Argjentina në festë i pret heronjtë e saj në parakalimin e tyre me autobus, lot gëzimi dhe brohoritje

Argjentina është në festë sot derisa po i pret heronjtë e saj, të cilët triumfuan në Kupën e Botës.

Populli argjentinas është më i lumturi në botë sot derisa nëpër rrugët e Buenos Aires po parakalojnë heronjtë e tyre, të cilët e rikthyen trofeun e Botërorit pas 36 vjetësh pritjeje, shkruan "Kosova Sot Online ".

Tifozët u panë duke brohoritur, por kishte prej tyre edhe që qanin derisa i përshëndesnin lojtarët, të cilët parakalonin në një paradë me autobus të hapur.

Leo Messi është protagonist pa dyshim, ndërsa edhe lojtarët tjerë po festojnë së bashku me popullin në orët e mbrëmjes në vendin jug-amerikan.

 https://www.facebook.com/watch/?v=471437828276115&t=81

 

https://www.facebook.com/watch/?v=471437828276115&t=7

(Kosova Sot Online )