Distria Krasniqi kalon në finale të Mastersit në Jerusalem, do të luftojë për medaljen e artën

  • S.A /
  • 20 December 2022 - 16:44
Distria Krasniqi kalon në finale të Mastersit në Jerusalem, do të luftojë për medaljen e artën

Distria Krasniqi do të kërkojë medaljen e artë në ngjarjen e dytë më të madhe të vitit në xhudo.

Distria është kualifikuar në finale të Mastersit në Jerusalem.

Ajo në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë e mposhti hungarezen Reka Pupp.

Hungarezja pësoi tri dënime dhe kështu Distria fitoi me Ippon.

Në fakt xhudistja kosovare ka dominuar plotësisht. Ka realizuar dy hedhje, por pa pikë të fituara për shkak të zhdërvjelltësisë së Puppit.

Në finale Distria takohet me britaniken Chelsie Giles.

(Kosova  Sot Online )